Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-mesfushori i Juves dhe Barçës tërhiqet nga kombëtarja

Miralem Pjanic thotë mjaft. Ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit e Barcelonës, tashmë pjesë e Sharjah në Pro League të Emirateve të Bashkuara Arabe tërhiqet nga kombëtarja e Bosnjë Hercegovinës.

Njoftimin zyrtar e ka bërë Pjanic përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Pas 16 vitesh, ka ardhur koha të them lamtumirë Bosnjë Hercegovinës sime. Ky është pa dyshim një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me shumë krenari dhe kënaqësi them mjaft. Kam luajtur 115 ndeshje. Ndjeva kaq shumë gëzim, shkova në Kupën e Botës: ishin të gjitha ëndrrat që kisha si fëmijë dhe u bënë realitet.

Lexoni edhe:

E kam veshur gjithmonë fanellën e vendit tim me dashuri dhe krenari, kam luajtur për popullin tim, për tifozët tanë besnikë në mbarë botën. Në çdo klub që kam luajtur kam qenë një boshnjak krenar, gjithmonë duke u përpjekur të jem model për fëmijët tanë, duke shpresuar që një ditë edhe ata të bashkohen me klubet më të mëdha në botë”, shkruan mesfushori.

Pjanic e mbylli kështu karrierën e tij në kombëtare me 115 paraqitje, 17 gola të shënuar dhe 29 asistime.

Ai luajti vetëm një Botëror me Bosnjë Hercegovinën, atë të vitit 2014. Bosnjë Hercegovina nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e ardhshëm Evropian pas humbjes në play-off kundër Ukrainës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....