Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hysaj me rol të ri në fushë: Me Tudorin vrapojmë më shumë

Hysaj me rol të ri në fushë: Me Tudorin vrapojmë më shumë
Hysaj me rol të ri në fushë: Me Tudorin vrapojmë më shumë

Me Igor Tudorin në stol, Elseid Hysaj po përshtatet në një rol të ri, atë të mbrojtësit të krahut në rreshtimin me tre në prapavijë, aty ku po fiton besimin e kroatit dhe së fundi ka marrë edhe fanellën e titullarit.

Mbrojtësi kuqezi i Lazios foli me superlativa për punën e trajnerit kroat, teksa pranoi se i duhet të punojë shumë dhe të përshtatet me kërkesat e tij në fushën e lojës.

Lexo edhe: 

“Me Tudorin vrapojmë më shumë dhe natyrisht që na duhet ende të mësohemi. Ka shumë vend për përmirësim, por po punojmë shumë. Trajneri po punon shumë për të ndryshuar mentalitetin dhe qasjen e skuadrës në fushë, dhe ne që jemi aty, e shohim se si po ia del nga dita në ditë. Idetë e tij po i kuptojmë gradualisht dhe po i shfaqim në fushë”, u shpreh mbrojtësi kuqezi

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...