Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Në pritje të trajnerit të ri, Juventus bën goditjen e parë në merkato

Në pritje të zgjidhjes së trajnerit të ri, Juventusi vijon paralelisht edhe punën në merkato dhe gjatë ditës së sotme ka mbyllur marrëveshjen me Sassuolon, për kalimin në Torino të mbrojtësit turk Merih Demiral.

Për këtë të fundit Sassuolo pagoi 8 milionë euro në janar, për ta marrë nga Sporting Lisbona, ndërsa në operacion ishte përfshirë edhe Juventusi, që kishte ruajtur të drejtën e blerjes së turkut për shifrën e 15 milionë eurove në fund të sezonit.

Pas 6 muajsh në nivele mjaft të mira, Demiral duket se i ka bindur drejtuesit e Juventusit që të shpenzojnë 15 milionë euro për kartonin e tij dhe ta sjellin në Torino, ku pritet të marrë vendin e lënë bosh nga Barzagli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...