Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Euro U-21, Gjermania prek gjysmëfinalet me spektakël, shkëlqen shoku i Abrashit!

Gjermania mund të konsiderohet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europianit të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino. Pas suksesit 3-1 ndaj Danimarkës, kombëtarja e pancerave regjistroi një sukses akoma më të thellë këtë herë me shifrat tenistike 6-1 ndaj Serbisë që u eliminua para kohe nga kompeticioni. Falë goleavarazhit të shkëlqyer që ka, me +7 gola diferencë edhe në rast humbjeje ndaj Austrisë, Gjermania mund të avancojë më tej si e dyta e mirë e të treja grupeve. Në stadiumin Nereo Rocco të Triestes pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 të gjermanëve falë tre golave të shpejtë nga e 16-ta në minutën e 37-të nga Ritchier dhe Waldschmidt me sulmuesin e Freiburg që realizoi dy herë. Në pjesën e dytë Gjermania gjeti edhe 3 gola të tjerë me Dahoud, Waldschmidt që kompletoi tripletën dhe mori topin në shtëpi ndërkohë që në fund Maier me një gol spektakolar vulosi shifrat në 6-1. Golin e nderit për Serbinë e realizoi Zivkovic me penallti në të 85-ën, kur shifrat ishin të mbërthyera në 5-0.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...