Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Ndërhyrje “horror” ndaj Ramadanit, Lecce nuk shkon më shumë se barazimi në transfertë

Lecce, skuadra ku aktivizohet edhe Ylber Ramadani e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen në transfertë ndaj Cagliarit. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Minas, teksa në minutën e 44 Cagliari mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Gaetanos.

Ky i fundit ishte autor i një ndërhyrje horror ndaj Ylber Ramadanit. Mesfushori i kombëtares mori një goditje me takë, teksa në fraksionin e dytë të lojës, Ramadani u zëvendësua në minutën e 72, por për arsye teknike dhe jo për dëmtim.

Lexoni edhe:

Gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes, Lecce ia doli të barazonte ndeshjen me golin e Krstovic, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund, edhe pse miqtë i patëm rastet dhe vetëm shtylla i ndali në dy momente. Pas kësaj ndeshje, Lecce mbetet në vendin e 13 me 37 pikë ndërsa Cagliari është në vendin e 14 me 33 pikë.

Golat e ndeshjes dhe ndërhyrja ndaj Ramadanit:

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...