Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kroos: Largimi i Ronaldos nga Reali, kënaqi të gjitha palët

Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më negativët në historinë e viteve të fundit te Reali i Madridit, ndërsa të shumtë janë ata që mendojnë se gjithçka u shkaktua nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Mesfushori gjerman i madrilenëve, Toni Kroos pranoi se portugezi la një boshllëk te Reali, por theksoi se largimi i tij kënaqi të gjitha palët e përfshira, duke filluar nga Ronaldo e deri te klubi spanjoll.

“Është e pamundur të mohosh faktin që mungesa e Ronaldos u ndje, pasi është njëri që ka shënuar shumë gola me fanellën e Realit, por ishte një operacion që i kënaqi të gjithë palët. Ronaldo kërkonte një aventurë të re, në moshën 34-vjeçare, ndërsa nga ana tjetër klubi fitoi shumë para”, tha mesfushori gjerman.

Toni Kroos sapo rinovoi kontratën me Realin e Madridit, duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023, atëherë kur do të jetë 33 vjeç dhe kjo zgjidhje duket se nuk ka qenë e rastësishme për gjermanin.

“Mendoj se në moshën 33-vjeçare është koha ideale për të dalë në pension, por në vitin 2023 do të vendos për të ardhmen. Ajo që mund t’u them me siguri është që nuk do të luaj në Katar, ShBA apo Kinë”, tha Kroos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...