Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Statistikat e kompeticionit, VAR-i thuajse në çdo ndeshje

Mbi 530 mijë persona që kanë frekuentuar stadiumet, një total prej 716 mijë biletash të shitura dhe një mesatare prej 29.379 tifozë për çdo ndeshje. Copa America ka përmbyllur etapën e parë me një bilanc pozitiv. Kështu e cilësojnë drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Conmebol-it.
Drejtori sportiv lokal i Copa America, Agberto Guimaraes, është shfaqur tepër entuziast për rezultatet e arritura deri më tani, por mbi të gjitha edhe për progresin që është bërë ndër vite për organizmin e këtij eventi.

Në të njëjtën linjë është edhe Hugo Figueredo, drejtor i Conmebol, i cili është shprehur se në aspektin e organizimit ky edicion ka qenë tepër pozitiv, ndërsa në aspektin e statistikave ka kaluar Copa American e vitit 2015 që u organizua në Kili.

46 gola të shënuar në total deri më tani, 15% më shumë krahasuar me Copa America 2015. Sa i përket shikueshmërisë, kompeticioni po ndiqet në 179 shtete. Sipas drejtuesve, tendenca është që shifrat të rriten, në të gjithë aspektet, jo vetëm për edicionin aktual.

Drejtuesit e Conmebol, gjithashtu kanë nënvizuar faktin se përdorimi i “VAR”-it i ka dhënë më shumë cilësi kompeticionit. “VAR”-i është përdorur në 17 nga 18 sfida, ndërsa në 11 raste kryesori është afruar vetë pranë ekranit për ta riparë episodin e ndonjë faulli.

Duke iu kthyer statistikave në fazën e grupeve, në vendin e parë për qarkullimin e topit qëndron Brazili me 70.5%, më pas Kolumbia me 54.2% dhe Uruguai në vendin e 3-të me 53.9%.

Edicioni i 46-të i Copa America organizohet në Brazil pa plot 30 vitesh dhe luhet në 5 qytete. Belo Horizonte, Porto Alegre, Rio De Janeiro, Salvador dhe San Paolo, numri i skuadrave pjesëmarrëse është 12.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...