Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hidhet shorti, kampionati gjerman starton me sfidën Bayern-Hertha

Edicioni i 57-të i Bundesligës gjermane do të ngrejë siparin më 16 gusht dhe, siç është traditë garën e hap skuadra kampione e sezonit të fundit, pra Bayerni i Mynihut, që do të sfidojë Herthan e Berlinit.

Ndërkohë që shorti i kalendarit nënkampionen e Bundesligës, Borussian e Dortmundin, e ka vendosur përballë Augsburgut. Verdhezinjtë po bëjnë një merakto voluminoze, teksa filozofia e drejtuesve të klubit vazhdon të bazohet tek lojtarët e rinj në moshë dhe të talentuar.

“Der Klassiker”, pra superdueli mes Bayernit të Mynihut dhe Borussia Dortmundit, do të jetë takimi i parë mes datës 8 dhe 10 nëntor. Bavarezët do t’i presin verdhezinjtë në “Allianz Stadium”, ndërsa ndeshja e kthimit në “Signal Iduna Park” do të zhvillohet mes datave 3 dhe 6 prill.

Një tjetër duel që nuk duhet humbur është derbi i Ruhrit mes Shalke 04 dhe Borussia Dortmundit, që do të luhet mes datave 25 dhe 27 nëntor, ndërsa takimi i fazës së dytë në shtëpinë e verdhezinjve mes 13 dhe 16 marsit.

Bayerni i Mynihut do të përballet me Leipzigun në shtator (13-15) dhe takimi i kthimit luhet mes 7 ose 10 shkurtit.  Bavarezët me synimin për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa rivalët do të tentojnë me çdo kusht t’i rrëzojnë ata nga froni, një mision i vështirë përballë një klubi që këtë sezon ka pretendime të mëdha, si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...