Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rron Broja i bashkohet Partizanit në Slloveni, të martën në Tiranë

Skuadra e Partizanit po vijon me intensitet përgatitjet në Slloveni, në kuadër të pjesëmarrjes në Champions. Trajneri Franco Lerda dhe stafi i tij kanë drejtuar sot paradite seancën e radhës stërvitore me karakter tekniko-taktik.

Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale, teksa grupi po e përballon pozitivisht programin stërvitor. Me skuadrën është bashkuar edhe përforcimi më i ri, mesfushori Rron Broja, i cili është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. Ekipi do të qëndrojë në tokën sllovene deri të martën, për të vijuar më pas përgatitjet në kryeqytet.

Takimi i parë me skuadrën kampione të Azerbaixhanit, Qarabag, për raundin e parë kualifikues të Championsit, do të zhvillohet më 10 korrik, në orën 17:30, në “Selman Stërmasi”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...