Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy derbi brazilianë në çerekfinale, kualifikohet edhe Gremio

Gremio është skuadra e 8-të dhe e fundit që siguroi një biletë për në çerekfinalet e Copa Libertadores 2019-të. Brazilianët bindën edhe në ndeshjen e dytë ndaj paraguianëve të Libertad madje këtë herë duke fituar me shifrat 0-3 në transfertë dhe rezultat të përgjithshëm 5-0 në favor, Gremio avancoi në çerekfinale aty ku do të sfidojë Palmerias në një tjetër derbi brazilian, pasi çerekfinalja tjetër e gjitha braziliane është ajo mes Flamengos dhe Internacional. E sigurtë që në finalen e madhe të Copa Libertadores 2019-të do të shkojë një skuadër braziliane pasi të 4-ta ekipet braziliane ndodhen në të njëjtin krah të shortit. Në transfertën paraguiane ndaj Libertad, Gremio realizoi tre herë që në pjesën duke mbyllur shumë shpejtë çështjen e kualifikimit. Jean hapi serinë e golave me penallti në minutën e 6-të, ndërsa sulmuesi Andre realizoi dhe dy herë të tjera brenda 45 minutave të para për një fitore të thjeshtë të skuadrës braziliane.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...