Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Rossi debuton me gol dhe merr ovacione, por Boca eliminohet nga Kupa

Një gjysmë përrallë. E tillë mund të përkufizohet debutimi i Daniele De Rossit me Boca Juniors. Ish-kapiteni i Romës u aktivizua titullar për 77 minuta në sfidën e Kupës së Argjentinës kundër Almagros, ku pa u mbushur gjysmë ore lojë shënoi me kokë duk i dhënë epërsinë ekipit të tij të ri.

Por për befasinë e gjithëve, skuadra nga divizioni i dytë në Argjentinë arriti të barazonte me Martinez dhe në ruletën e penalltive për Bocan mundi të shënonte vetëm Tevez, teksa peshuan shumë ekzekutimet e gabuara të Mac Allister, Hurtado e Salvio.

Në aspektin personal, debutimi i De Rossit ishte për t’u vlerësuar. Ai u rreshtua para mbrojtjes dhe nuk ka gabuar qoftë një pasim.

Pas 15 minutave lojë i bë protagonist me një asist për Salvion, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje. Mori ovacionet e tifozëve, për gjithçka bëri në fushë, por fundi ishte i hidhur, pasi Boca u eliminua para kohe nga Kupa.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...