Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Niko Kovac vlerëson Perisic: I njoh mirë aftësitë e tij

Niko Kovac është i lumtur që do të trajnojë te Bayern Munich, bashkëombasin e tij Ivan Perisic. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë ishte i pranishëm në prezantimin e 30-vjeçarit duke thurur elozhe për Perisic. “ E di çfarë mund të bëjë, e njoh pozicionin e tij në fushë edhe me kombëtaren kroate, ai është një nga lojtarët më të mirë të ekipit përfaqësues. Godet në mënyrë të shkëlqyer me këmbën e djathtë dhe është shumë i shpejtë”, deklaroi numri 1 i stolit të bavarezëve. Ivan Perisic u transferua nga Interi te Bayerni në formë huazimi për një vit për shumën e 5 milionë eurove, por nëse arrin të bindë në sezonin e tij të parë me bavarezët ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit në fund të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...