Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dëmtim më i lehtë nga sa parashikohej, ja kur rikthehet në fushë Ylli Shameti!

Fillimisht u mendua se dëmtimi i Ylli Shametit ishte shumë i rëndë dhe mbrojtësi gjirokastrit e kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit me Gjilanin, por duke iu referuar disa lajmeve të fundit që vinë nga Kosova, pavarsisht operacionit që kreu në Selanik për t’u rikuperuar nga problemet në gju, ish-kapiteni i Kukësit do të rikthehet në fushë shumë më shpejtë nga sa parashikohej, ekzaktësisht pas dy muajsh pra rreth mesit të muajit nëntor.

Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin e Gjilanit Gentjan Mezani që beson shumë te eksperienca e ish-kapitenit të Kukësit. 35-vjeçari u dëmtua në stërvitje me “skifterat” të cilët në këtë sezon kanë afruar shumë lojtarë nga Kategoria Superiore dhe synojnë kualifikimin në kompeticionet europiane. I afruari i fundit nga kampionati shqiptar te Gjilani është qëndërmbrojtësi tjetër Franc Veliu i cili do të zëvendësojë Mezanin gjatë kësaj periudhe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...