Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi e Ballkani me hap pretendenti, Dukagjini “e bën sefte” ndaj Trepçës

Kryesfida e javës së 8 të IPKO Superligës në Kosovë, mes kampionit në fuqi, Feronikelit dhe Llapit, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1-2, teksa me këtë 3 pikësh, skuadra nga Podujeva ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 17 pikë.

Mentor Zhdrella kaloi skuadrën e Tahir Batatinës në avantazh në minutën e 40’, ndërsa kampionët në fuqi arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 81-të me anë të sulmuesit Mevlan Zeka.

Megjithatë kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte mesfushori Mërgim Pefqeli që shënoi golin e dytë në minutat shtesë dhe bëri që në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të qytetit të Drenasit të bjerë heshtja.

Vazhdon me ecurinë tejet pozitive edhe Ballkani, që pasditen e sotme fitoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Ferizajt, një sfidë ku gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me therandasit që shënuan fillimisht dy golat dhe vendasit që rihapën takimin me Sadriun.

Gjeti fitoren e parë sezonale edhe Dukagjini, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Trepçën ’89, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Husein Demiri, në minutën e 40’ të pjesës së parë. Vendasit numëronin vetëm një barazim dhe 6 humbje në javët e para, ndërsa me këtë fitore u ngjitën në kuotën e 4 pikëve.

Momentalisht në krye të renditjes në IPKO Superliga janë Llapi dhe Ballkani me nga 17 pikë, të ndjekura nga Feronikeli me 15 dhe Drita me 14 pikë. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së 8 të kampionatit në Kosovë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...