Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Te Barcelona nuk dinë më ç’të bëjnë me Dembelenë

Ernesto Valverde i bësoi rolin e titullarit Dembélésë në ndeshjen ndaj Sevillas, duke lënë në stol blerjen më të shtrenjtë të verës, Antoine Griezmann. Dikush mund të mendojë se ky vendim erdhi pasi francezi nuk është integruar si duhet dhe nuk po shfaqet në nivelin e tij më të mirë, por duket qartë se ishte një vendin taktik, duke marrë parasysh edhe dëmtimet e shumta në kampin “blaugrana”.

Ishte radha e Dembelesë për të luajtur gjithçka. Dhe kur Ousmane i bën mirë detyrat, është një mrekulli. I tillë ishte gjatë 45 minutave të para: shumë aktiv, i shpejtë, befasues, i paparashikueshëm. Pra, u shfaq në versionin e tij më të mirë.

Më lojën e tij në pjesën e parë, me siguri e vuri në mendime Valverden për takimet e ardhshme, kryesisht për El Clasicon.

Por 22-vjeçari u shndërrua totalisht në fraksionin e dytë, duke shfaqur anën e tij të errët, i vërshëllyer nga tifozët, por i kritikuar edhe nga shokët e skuadrës. Humbi topa të lehtë, me Barcelonën që u kap në befasi në disa raste, goditjet e tij drejt portës ishin për t’u harruar. Por më e keqja do të vinte në fundin e ndeshjesh.

Pas kartonit të kuq të marrë nga Araujo, i thotë diçka të tepërt gjyqtarit Lahoz, që nuk ngurron t’i tregojë edhe atij kartonin e kuq. Një sjellje vërtet fëminore, që me siguri do t’i kushtojë edhe El Clasicon.

Duket se ky “fëmijë” nuk do të mësojë kurrë. Edhe pse ka cilësi të jashtëzakonshme, Barcelona duhet të durojë edhe anën e tij të errët. Sjellja e tij po bëhet gjithnjë e më e padurueshme.

Qëndron me orë të tëra pa gjumë duke u dëfryer me lojëra elektronike ose duke ndjekur filma, disa herë e ka zënë gjumi në stërvitje, nuk shkon në testet mjekësore, nuk ndjek dietën e një sportisti elitar dhe tani merr karton të kuq kur skuadra e tij po fiton 4-0 dhe kanë mbetur vetëm pak minuta lojë. Te Barcelona, nuk dinë më ç’të bëjnë me Dembelenë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...