Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rakitic sulmon klubin dhe Valverden: Ma morën topin, ndihem i trishtuar  

Lojtari kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle (do të transmetohet e plotë të enjten), ku ka folur për situatën e tij te klubi katalan. Mesfushori 31-vjeçar thotë se ndihet i trishtuar, sepse i kanë “vjedhur” topin (në mënyrë figurative), për faktin që nuk po luan më.

“Si mund të jetë i kënaqur një futbollist? Sigurisht duke luajtur futboll. Është sikur t’i marrësh vajzës sime lodrën e saj të preferuar. Ajo do të mërzitet dhe do të jetë e trishtuar. Epo edhe unë ndihem njësoj, ata ma morën topin tim. Ndihem i trishtuar ”.

Rakitic pretendon më shumë respekt për gjithçka ka dhënë te Barcelona, që kur nënshkroi për katalanët në vitin 2014.

“Unë i kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit apo të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë në këto pesë vjet. Kulmin e karrierës e kam këtu. Dua të jem në gjendje të shijoj futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Njeriu kënaqet vetëm duke luajtur. Unë jam 31 vjeç, nuk jam 38, dhe ndihem më në formë se kurrë.”

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...