Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Varane: Jemi kampionët e botës, duam pikët e plota

France's defender Raphael Varane holds a press conference at the Luzhniki Stadium in Moscow on June 25, 2018, on eve of the Russia 2018 World Cup Group C football match between Denmark and France. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Para trajnerit Didier Deschamps, në konferencën për shtyp për sfidën me Shqipërinë, doli mbrojtësi i Francës Raphael Varane, i cili beson se “Gjelat” do të zhvillojnë një lojë më bindëse krahasuar me përballjen me Moldavinë: “Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të ruajmë vendin e parë në grupin  tonë”.

Çfarë do ndryshoni ndaj Shqipërisë?

Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statikë, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të jemi më dinamikë në lojën tonë. Jemi të motivuar për ta fituar ndeshjen. Do të them që nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh.

Çfarë mendoni se mund të ndryshojë Deschamp?

Koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm.

Sa e rëndësishme është për ju t’i mbyllni kualifikueset në vendin e parë?

Unë mund të them, që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira, por, le t’ia lemë të ardhmes.

I trembeni humbjes?

E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Duhet të luajmë fort, edhe Deschamps tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...