Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: E pabesueshme sfida me Anglinë, vlen shumë për Maqedoninë

Nuk ka vlerë sa i përket objektivit për t’u kualifikuar në Euro 2020, pasi tashmë Kosova e ka të pamundur ta parakalojë Çekinë, por mbetet shumë e rëndësishme për të patur moralin lart për ndeshjen  e muajit mars, me Maqedoninë në Ligën e Kombeve. Ky është mesazhi që jep Bernard Challandes, në konferencën për shtyp për përballjen me Anglinë në “Fadil Vokrri”.

“Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme, sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikueseve, nëse ju kujtohet, ju thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”.

Anglia me shumë potencial: Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, shënon shumë gola, duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne mbetet një sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë. Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta . Ata kanë më shumë përvojë se ne.

Mungesa e Sterling: Për ne nuk është lajm i mirë. Është dyfish lajm i keq. Ai është një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Por, ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë lojtar tjerë shumë cilësorë. E kam parë edhe Rashfordin, Sanchon dhe Abrahamin, Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterlingu.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...