Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sensi tërheq vëmendjen e Guardiolës, por duhet bindur Interi

Stefano Sensi është duke bërë shumë mirë me Interin në këtë fillim sezoni. Mesfushori i transferuar nga Sassuolo në merkaton e verës, me formulën e huazimit, ka qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Contes, aq sa mungesa e tij për shkak dëmtimi në disa ndeshje, ka bërë që zikaltërit të hasin vështirësi sa i përket gjetjes së një zëvendësuesi.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit janë vënë re edhe nga trajnerë të tjerë, mbi të gjitha nga Pep Guardiola, i cili e dëshiron te Manchester City. Gjithsesi vështirë se Interi apo trajneri Conte do të heqë dorë nga një lojtar me cilësitë e Sensit, edhe pse ende zikaltërit nuk zotërojnë kartonin e tij.

Për ta bërë diçka të tillë të mundur, drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur negociatat për blerjen e tij nga Sassuolo dhe nënshkrimin e një marrëveshje të gjatë me lojtarin, duke i mbyllur derën një herë e mirë Man. City-t apo klubeve të tjera që mund të intereson për të.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...