Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dinamo Zagreb jep të ardhurat e dy ndeshjeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë përveçse shkatërrimit dhe vdekjes së 51 peronave tregoi edhe shpirtin solidar të fqinjëve, të cilët jo vetëm dërguan ndihma, por në rrjete sociale dhe stadiume shprehin mbështetjen e tyre për vendin tonë.

Nuk kanë munguar a ndihmat financiare që ka në ardhur nga shtete, shoqata të ndryshme apo edhe klube futbolli. Më i fundit është ekipi elitar i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, e cila ka njoftuar se të ardhurat e ndeshjes kundër Varazdin, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0, dhe ndeshjes kundër Lokomotivës së Zagrebit më 14 dhjetor, do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Vlen të theksohet se për Dinamon e Zagrebit momentalisht nuk ;luan asnjë shqiptar, ndërsa për Lokomotivën aktivizohen Myrto Uzuni i Kombëtares kuqezi, Enis Çokaj e Indrit Tuci të Shpresave dhe Lirim Kastrati i Përfaqësueses së Kosovës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...