Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Dinamo nënshkruan me Kukën dhe premton afrimin e dy futbollistëve të tjerë

Klubi i Dinamos vazhdon përforcimet në merkato, teksa sot ka prezantuar edhe afrimin e gardianit 29-vjeçar Klajdi Kuka, i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kategorinë e Parë, por ka provuar edhe Superioren me klubin e Kastriotit.

Blutë e kryeqytetit kanë synime të mëdha për t’u rikthyer menjëherë në Kategorinë Superiore dhe kanë njoftuar se pas Kukës, pritet edhe afrimi i dy futbollistëve të tjerë, nga skuadra të kampionatit italian.

Ky ishte postimi i klubit në rrjetet sociale:
Zyrtare/ Klajdi Kuka është lojtari më i ri i Dinamos.
Portieri 29-vjeçar me mjaft eksperiencë, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, për të qënë pjesë e 18 herë kampionëve te vendit në vazhdim. Më herët, Kuka ka qënë pjesë e Tomorit, Tërbunit e Kastriotit në superligë, ndërsa ka provuar të luajë edhe në ligat gjermane. Merkato vazhdon dhe klubi po punon për të sjellë në kryeqytet edhe dy yje të rinj nga klube të rëndësishme të Serisë A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...