Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reginaldo në provë te një tjetër skuadër kazake, nuk rikthehet në Shqipëri!

Pas largimit nga Shakther Karagandy ku ndryshe nga Donjet Shkodra nuk bindi në aventurën e tij 6-mujore, u përfol shumë për një rikthim të Reginaldo Artur Faife në kampionatin shqiptar me Partizanin që dukej skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e tij, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit. Vështirë se në këtë merkato bomberi nga Mozambiku do të rikthehet në Kategorinë Superiore, pasi aktualisht Reginaldo është në provë te një tjetër skuadër nga Kazakistani, pikërisht te FC Kaisar që e mbylli sezonin e fundit në vendin e 6-të në Premier League-n e Kazakistanit. Për momentin Kaisar po kryen fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë dhe Reginaldo po stërvitet me këtë skuadër me shpresën se do ta kalojë provën dhe do të firmosë zyrtarisht me Kaisar gjatë ditëve në vijim. Në kampionatin shqiptar Reginaldo ka luajtur me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin madje sezonin e kaluar u shpall kryegolashënues i Superiores falë 13 finalizimeve me skuadrën verilindore.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...