Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Spektakël në “King Power Stadium”, Leicester dhe Chelsea regjistrojnë barazimin e 3-të rresht!

Barazim spektakolar 2-2 në sfidën mes Leicester City-t dhe Chelsea-t, duel që hapi javën e 25-të të Premier League. Pas një pjese të parë ku për t’u përmendur ishte vetëm një rast i humbur nga Jamie Vardy i cili përballë Caballeros u ndal nga portieri argjentinas, fraksioni i dytë i lojës solli plot 4 gola. Rudiger zhblloki shifrat që në të 46-ën por Barnes dhe Chillwell në të 64-ën përmbysën rezultatin në favor të dhelpërave. Megjithatë për ti prishur festën skuadrës së Brendan Rodgers mendoi sërish Rudiger që në të 71-ën i shërbyer sërish nga Mount mposhti për herë herë të dytë portierin Schmeichel. Leicester e pati mundësinë ideale për ta fituar ndeshjen por Barnes humbi një rast të artë pas asisit të Vardy-t. Me këtë barazim Leicester ruajti diferencën prej 8 pikësh në renditje me Chelsea-n e vendit të 4-t, që nëse vazhdon të mos fitojë mund të rrezikojë zonën Champions. Ky ishte edhe barazimi i tretë radhazi në sfidat mes këtyre dy skuadrave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...