Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dopieta e Kastratit i jep fitoren Lokomotivës, Uzuni asist

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ishte protagonist për Lokomotivën e Zagrebit, pasi shënoi dy herë në fitoren e kësaj të fundit 2-1 përballë Rijekës në shtëpi.

Anësori 21-vjeçar i “Dardanëve” mori një top të gjatë nga Myrto Uzuni dhe lëshoi një sprint fantastik, për të arritur i vetëm para portierit, ku e pati të lehtë të shënojë golin e avantazhit në fund të pjesës së parë.

Edhe në minutën e 71-të u përsërit e njëjta skemë, teksa edhe këtë herë Kastrati fitoi duelin e shpejtësisë me kundërshtarët, dribloi portierin dhe shënoi golin e dytë për vendasit, ndërsa Rijeka shënoi golin e vetëm me Loncar në minutën e 86’.

Kastrati qëndroi në fushë deri në minutën e 92-të dhe më pas u zëvendësua për të shijuar duartrokitjet e publikut, ndërsa gjatë gjithë kohës në fushë qëndruan edhe Myrto Uzuni e Jon Mersinaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...