Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sheffield Utd përmbys Bournemouthin dhe i bën presion Chelsea-t

Sheffield Utd vazhdon të ëndërrojë zonën Champions në Premier League, teksa në javën e 26-të mposhti 2-1 me përmbysje Bournemouthin, rezultat që e ngjit në kuotën e 39 pikëve, dy më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Në “Bramall Lane” të Sheffieldit vendasit  e panë veten nën një gol që në minutën e 13-të, kur Wilson, goditi me të parën pranë zonës së portierit pas një topi të kthyer fillimisht nga mbrojtja.

Sheffieldi Utd arriti të kthente baraspeshën në rezultat me Sharp në minutat shtesë të pjesë së parë, pas një pasigurie të portierit dhe mbrojtjes mike për të larguar topin nga zona.

Vendasit nuk u mjaftuan me kaq dhe 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shënuan edhe golin e fitores me Lundstram, i cili u shërbye me zgjuarsi në zonë nga Mousset.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...