Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Telashe për Inzaghin, humb për disa javë mbrojtësin boshnjak

Lazio po bën një sezon në kufijtë e perfektes dhe tani konsiderohet një pretendente për titullin kampion, bashkë me Juventusin dhe Interin, por për trajnerin Inzaghi nuk ka pasur aspak lajme të mira nga infermieria.

Kështu anësori boshnjak Senad Lulic do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për një problem në kavilje dhe parashikimet më optimiste janë për një mungesë prej të paktën 6 javësh në fushat e lojës.

Futbollisti 34-vjeçar prej kohësh kryente një program specifik, por duket se konkluzioni final i mjekëve është që nuk mund të rikuperohet pa operacion dhe ndërhyrja kirurgjikale pritet të kryhet këto ditë.

Tani Inzaghi do duhet t’i besojë brazilianit Jony në krahun e majtë, një futbollist i ardhur vetëm këtë verë te bardhekaltrit, por që në javët e fundit ka dhënë garanci të mjaftueshme për të luajtur si titullar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...