Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi i kundërpërgjigjet Barçës: Doni Lautaron? Na jepni Griezmannin!

Lautaro Martínez është objektivi kryesor i Barcelonës për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm. Kopertina e së premtes së “El Mundo Deportivos ishte: “Lautaro për qershorin”. Këtë të shtunë vjen kundërpërgjigjja e zikaltërve nëpërmjet faqes së parë të “Tuttosport”: “Doni Lautaron? Atëherë na jepni Griezmannin”. Griezmann, 28 vjeç, ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024 dhe një klauzolë largimi prej 800 milion eurosh.

Në fakt, siç ka raportuar tashmë “El Mundo Deportivo”, zgjedhja e Lautaro Martínezin kushtëzon strategjinë e merkatos së Barcelonës. Ndikon edhe në përzgjedhjen me emergjencë të një numri 9, nëse La Liga jep miratimin (për shkak të dëmtimit të rëndë të Ousmane Dembelesë. Lautaro Martínez është 22 vjeç, një nga të paktët sulmues që tërheq interesin e ekipeve më të mëdha në Kontinentin e Vjetër.

I fundit që shfaqet në skenë për shërbimet e Lautaros është Real Madridi, por Barça ka një avantazh. Siç ka raportuar tashmë “El Mundo Deportivo”, ekziston një klauzolë largimi vetëm për dy javë në korrik, që i jep mundësinë sulmuesit nga Rosario të shkëputet nga zikaltrit. Bëhet fjalë për 111 milionë euro, shumë të cilën “blaugranat”, me sa duket, janë të gatshëm për ta paguar.

Interi, përmes drejtuesit të lartë Giuseppe Marotta, është përpjekur pa sukses për ta rritur klauzolën e largimit, duke i ofruar lojtarit një përmirësim të pagës, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive.

Me një kontratë në fuqi deri në vitin 2023, Lautaro por zhvillon një sezon të shkëlqyer krah belgut Romelu Lukaku. Argjentinasi deri më tani ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë katër pasime vendimtare në 28 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...