Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lazio ëndërron titullin kampion, Inzaghi në “radarët” e Barcelonës

Lazio po rezulton një surprizë këtë sezon në kampionatin italian, teksa pas fitores ndaj Interit është ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion.

Meritë ka padyshim Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër Igli Tare, por edhe trajneri Simone Inzaghi, që erdhi përkohësisht në stol dhe prej disa sezonesh ka arritur të ndërtojë një skuadër që luan futboll argëtues dhe të shpejtë.

Pikërisht për këtë arsye tekniku ka përfunduar nën vëzhgimin e Barcelonës, që nuk ka ndërmend t’i besojë Setien edhe përtej këtij sezoni dhe që po studion alternativat për një emër të ri për pankinën.

Inzaghi i plotëson më së miri kriteret e katalanëve, pasi skuadra e tij ushtron një futboll të shpejtë e vertikal, ndërsa edhe mosha premton për të nisur një projekt afatgjatë me klubin spanjoll.

Megjithatë përveç Simone Inzaghit, klubi katalan ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë interesantë si trajneri i Ajaxit Eric Ten Haag, ai i Manchester City-t Pep Guardiola, dhe ish legjenda e mesfushës, Xavi Hernandez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...