Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy përplasje të mëdha në orën 14:00, spikat Drita – Prishtina

Java e 22-të e IPKO Superligës së Kosovës, që nisi të shtunën me Ferizaj – Trepça ’89 4-0, kulmon këtë të diel me dy takime plot rivalitet, Drita – Prishtina dhe Llapi – Gjilani, që do të zhvillohen në orën 14:00.

Në Gjilan atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi përplasen di rivale për titullin kampion e që ndahen nga vetëm një pikë në renditje. “Intelektualët”, pas humbjes që pësuan përballë Ballkanit rrëshqitën nga vendi i dytë në të katërtin, duke u parakaluar pikërisht Prishtina dhe rivalët ndërqytetas të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, gjithsesi nuk është dorëzuar sa i përket luftës për titullit, madje një sukses i mundshëm sot ndaj Prishtinës do t’i jepte moralin e duhur për të besuar edhe më shumë në suksesin përfundimtar.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit, të drejtuar nga Armend Dallku, kërkojnë fitoren e vazhdimësinë në një fushë ku nuk dalin fitimtare që nga prilli i vitit 2017.

Drita është skuadra më në formë si vendase, duke mos pësuar humbje në shtëpi që nga java e parë me Ferizajn (0-1). Prej asaj kohe, nga 10 ndeshje ka pasur vetëm një barazim me Trepçën ’89 (1-1) dhe 8 fitore.

Por, Prishtina, në anën tjetër, është skuadra më e mirë si mysafire, duke pësuar vetëm 5 gola dhe duke mos pësuar humbje që nga ndeshja me Ballkanin (1-0).

Mjaft interesante edhe përplasja mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë. “Skifterët” (renditen të dytët) udhëtojnë për maksimumin e pikëve në një fushë të vështirë, pasi nuk duan të lejojnë me tej shkëputjen e Ballkanit, apo që t’i parakalojë Prishtina apo Drita. Nga ana tjetër, Llapi nuk i ka shuar shpresat për një vend në Kupat e Europës, aq më tepër që matematika e lejon të besojë edhe për titullin, ndonëse duket një mision i pamundur.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...