Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Maqedonia e Veriut kërkon shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, vendosi sot që ndeshja e Play Off-it të Kampionatit Europian mes vendasve dhe Përfaqësueses së Kosovës, të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Shkak është bërë natyrisht plani i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut i ka dërguar një kërkesë UEFA-s, që të shtyhet ndeshja për në një tjetër datë.

Kjo me arsyetimin se të dy përfaqësueset kanë në gjirin e tyre lojtarë që luajnë në kampionatin italian dhe konkretisht në zonat që konsiderohen si zona e kuqe, me përhapjen më masive të virusit që po alarmon botën.

Bëhet fjalë për emra si Pandev, Elmas e Nestorovski te Maqedonia e Veriut dhe emra si Ujkani e Rrahmani te Kosova, që luajnë në kampionatin italian dhe nëse udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për ndeshen, duhet t’i nënshtrohen karantinës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...