Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tare: Inzaghi dhe Immobile nuk largohen, Milani dhe Milinkovic-Savic…

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare në një intervistë për mediat foli për shumë tema në ambjentin bardhekaltër duke blinduar trajnerin Simone Inzaghi dhe sulmuesin Ciro Immobile të shumëkërkuar në merkato, ndërsa për mesfushorin serb Milinkovic-Savic, Tare deklaroi se nëse vjen oferta e duhur atëherë ai do të largohet nga kryeqyteti italian.

“Për Immobilen nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Napoli dhe nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Kjo për shkak se ai është Lazio dhe Lazio është Immobile. Mendoj, shpresoj dhe uroj që Ciro të qëndrojë edhe shumë vite të tjera me ne“, deklaroi Tare.

Për trajnerin Simone Inzaghi drejtuesi i Lazios u shpreh se shumë shpejt ky i fundit do të rinovojë kontratën pasi bardhekaltrit duan të vazhdojnë projektin që kanë nisur me të. Ndërkohë Tare nuk mohoi as interesin e Milanit në drejtim të tij gjatë verës së kaluar por vendosi me zemër dhe për këtë arsye qëndroi te Lazio. Përsa i përket të ardhmes së mesfushorit serb Milinkovic-Savic, Tare nuk e përjashtoi mundësinë e largimit, por sipas kushteve që do të vendosë klubi italian, pra mesfushori serb do të transferohet në një klub tjetër vetëm nëse kënaqen kërkesat ekonomike të presidentit Claudio Lotito.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...