Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Setien: Messi do të jetë ndaj Mallorcas, gati edhe Suarez

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, siguroi se Lionel Messi është  në formë “të përkryer” dhe nuk do të ketë asnjë problem për të qenë në ndeshjen e parë në këtë rikthim të La Ligas kundër Mallorcas, të mërkurën. Ai sqaroi gjithashtu se edhe Luiz Suarez është rikuperuar dhe do të grumbullohet për këtë ndeshje.

“Ndonjë lojtar nuk është stërvitur si masë paraprake, për shkak të ndonjë kontraktimi të lehtë, por Messi është mirë dhe nuk do të ketë asnjë problem”.

Trajneri i Barça dëshironte të hiqte çdo dyshim për gjendjen fizike të Messit, pas raportimeve të ndryshme dhe një deklarate nga klubi ku flitej të premten për një kontraktim të “Pleshtit”

“Kalendari do të jetë shumë i ngjeshur, por unë gjithmonë preferoj ta kem Messin në fushë. Atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë,” – tha ai për minutat që argjentinasi do të duhet të luajë.

Përveç kësaj, Setién rikuperon një armë të fortë në sulm, Luis Suárezin, i cili i kishte thënë lamtumirë sezonit për shkak të një operacioni në gju.

“Suarez është në gjendje shumë të mirë, ka marrë ngarkesën e duhur në stërvitje. Ai është shumë më mirë seç e prisnim, por gjithmonë ka paqartësi pas një kohe kaq të gjatë pa luajtur.”

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...