Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E dielë spektakolare në Supersport, spikasin Everton-Liverpool dhe Sociedad-Real Madrid!

E dielë magjike që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të shumta në ekranin e Supersport me 3 prej kampionateve më të rëndësishme në Europë Premier League, La Liga dhe Serie A. Java e 30-të e kampionatit anglez kulmon këtë të dielë me derbin e Liverpoolit, Everton-Liverpool. Të kuqëve të Jurgen Klopp u duhen edhe 2 fitore për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion, pra nuk do të ketë festë që këtë të dielë në Goodison Park. Gjithsesi pritet një sfidë spektakolare dhe e rivalizuar mes dy skuadrash që përpara pandemisë po kalonin momente diametralisht të kundërta. Në ekranin e Supersport në orën 17:15 do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën mes Aston Villas dhe Chelseat me Blutë e Londrës që do të synojnë fitoren për të hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Champions League.

Në La Liga ndërkohë në mbrëmje në orën 22:00 Reali i Madridit do të ketë mundësinë ideale për të rimarrë kreun e kampionatit nëse arrin të triumfojë në transfertën e San Sebastian ndaj Real Sociedad. Ndaj Barcelonës, Los Blancos kanë favorin e ndeshjeve direkte, dhe nëse arrinë të marrin pikët e plota nga tani e deri në fund të kampionatit mund të shpallen kampionë. Por titulli për skuadrën e Zidane që po kalon një moment shumë të mirë forme kalon nga transferta delikate ndaj Real Sociedad. Sot në mbrëmje luhen edhe dy ndeshjet e fundit të prapambetura të javës së 25-të të Serie A.

Atalanta në orën 19:30 do të ketë mundësi të blindojë për momentin vendin e 4-t nëse arrin të fitojë ndaj Sassuolos, ndërsa në 21:45 Interi nëse mposht Sampdorian do të rikthehet në garën për titull pasi diferenca me Juventusin do të shkojë vetëm -6 pikë. Antonio Conte duhet t’i bëjë llogaritë pa 3 lojtarë të rëndësishëm në mesfushë pasi në vetëm pak ditë përveç Vecinos ka humbur edhe Sensin e Brozovic, gjithsesi trajneri i zikaltërve mund të mbështetet te treshja Eriksen-Lautaro-Lukaku për të thyer rezistencën e skuadrës së Ranierit

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...