Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buffon një hap larg rekordit, Juventus i rinovon kontratën atij dhe Chiellinit

Ndonëse me 42 vite mbi supe, Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të “varë dorezat në gozhdë”, madje nesër në mbrëmje mund të rishkruajë historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian.

Nëse Sarri do ta aktivizojë si titullar në sfidën përballë Genoas, atëherë kjo do të jetë sfida numër 648 për Buffon në një ndeshje të kampionatit italian, një më tepër se ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, i cili mbante rekordin historik.

Në këtë mënyrë portieri legjendar do të rishkruante historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian, ndërsa forma e tij e mirë në takimet e fundit ka bindur drejtuesit e Juventusit që t’i ofrojnë rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Ka qenë vetë klubi bardhezi që ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se ka arritur marrëveshjen për rinovimin deri në vitin 2021 të kontratës së portierit Buffon dhe kapitenit Giorgio Chiellini.

Kujtojmë që Buffon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0, ndërsa më pas gjithçka është histori që mund të gdhendet me gërma të arta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...