Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në Maqedoninë e Veriut janë të sigurt, Ilir Daja do jetë trajneri i ri i Shkëndijës, bashkë me të…

Shkëndija e Tetovës ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me trajnerin Ernest Gjoka nëse do t’i rinovojë apo jo kontratën, por mediat në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer largimin e tij dhe madje zbulojnë edhe se cili do të jetë tekniku i ri i kuqezinjëve tetovarë, i cili do të vijë në skuadër me një përforcim shumë të rëndësishëm. I përzgjedhuri i drejtuesve të klubit tetovar për stolin është trajneri aktual i Skënderbeut Ilir Daja, i cili në Maqedoni do të marrë me vete edhe një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, është e sigurt për këtë një nga mediat maqedonase.

Bëhet fjalë për futbollistin më në formë për momentin te Partizani, Eraldo Çinari. Sipas “sportmedia.mk”, 23-vjeçari do të jetë një nga përforcimet e mëdha të Shkëndijës në merkaton e verës. Shkodrani është një dëshirë e trajnerin Ilir Daja. I njëjti burim bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen paraprake në parim, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditën në vijim. Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut, pritet të paguajë një shumë të konsiderueshme për të marrë kartonin e Çinarit, i cili aktualisht ka edhe një vit kontratë me Partizanin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...