Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

E bujshme, Rossi në Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare!

Pas muajve të tërë pritjeje dhe shumë heshtjeje, kampionati Botëror i Moto Gp do të rikthehet dhe do ta bëjë këtë me një lajm bombë, legjenda vazhdon! Sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, Valentino Rossi do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare, pasi shumë shpejt do të firmosë me skuadrën Petronas për 2 sezone.  Kontrata e Rossit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022. Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli. Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Quartararon ndërkohë që Rossi do të kalojë te skuadra satelite Petronas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...