Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Higuain: Respektoj kontratën me Juven, të shohim ç’do të ndodhë me trajnerin e ri

Largimi i Gonzalo Higuain gjatë kësaj vere është një nga prioritetet e drejtuesve të Juventusit, që dëshirojnë të lirohen nga një sulmues jashtë forme, i cili njëkohësisht fiton një pagë mjaft të lartë, rreth 7.5 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë kur ka mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës që mban të lidhura palët, largimi i argjentinasit nga Torino nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi sulmuesi nuk ka ndërmend të pranojë zgjidhjen e kontratës.

Pas babait të tij, edhe vetë Gonzalo Higuain ka deklaruar se dëshiron të respektojë kontratën me Juventusin dhe se më datën 24 gusht do të paraqitet rregullisht në grumbullim, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

“Tani jam mirë dhe më datën 24 do të kthehem në Torino për të rinisur përgatitjet. Kam edhe një vit kontratë me Juventusin dhe jam i prirur ta respektoj. Tani te Juve ka ardhur një trajner i ri, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar sulmuesi Gonzalo Higuain.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...