Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Misteri Bale, Mourinho zbulon kur do debutojë uellsiani me Tottenham!

Gareth Bale ishte afrimi i madh në merkato i Tottenham gjatë kësaj vere. Rikthimi i yllit uellsian te Spurs u prit me shumë bujë, por pavarsisht kalendarit të ngjeshur që ka patur skuadra e Jose Mourinhos gjatë kësaj periudhe Bale ende nuk ka debutuar me Tottenham për shkak të problemeve fizike. Për të zbuluar datën e rikthimit të tij në fushë ka menduar trajneri Jose Mourinho i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes play-off të Europa League ndaj izraelitëve të Maccabi Haifa, ka bërë me dije se uellsiani do të jetë gati pas pauzës së kombëtareve.

“Gareth po punon shumë, është shumë i përqëndruar, shumë profesionist, shumë i lumtur, por nuk është ende gati për të luajtur. Besoj se pas ndërprerjes së futbollit për shkak të kombëtareve, Bale do të jetë gati. Shpresojmë shumë që gjatë kësaj periudhe, Bale t’i lërë pas problemet fizike dhe të rikthehet të jetë i gatshëm, pasi të gjithë duam që ta shikojmë sa më shpejt në fushën e lojës”, u shpreh trajneri portugez i Tottenham.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...