Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rashica rikuperohet, por mungon ndaj Shqipërisë, Werder Bremen nuk i lejon grumbullimin me Kosovën!

Milot Rashica ja ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në muajin shtator dhe është rikthyer të luajë me Werder Bremen. Kjo situatë ka gëzuar pafund edhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes i cili pritet ta grumbullojë Rashicën për vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe dy sfidat e Nations League ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë, por për fatin e keq të Kosovës, Werder Bremen nuk pritet ta lejojë futbollistin të bashkohet me përfaqësuesen e dardanëve. Autoritetet në Bremen detyrojnë karantinim në kthim dhe lojtarët do duhej të humbnin ndeshje në Bundesliga me klubin, në rast se grumbullohen me kombëtaret.

Kështu, Kosova sërish do bëjë pa një prej yjeve të skuadrës, që mungon që nga barazimi me Moldavinë më 3 shtator, ku edhe pësoi një dëmtim. Sipas raportimeve të medieve gjermane, ky veprim i Werder Bremen nuk thyen rregullat e FIFA-s sepse protokolli parashikon se klubi mund ta ndalojë lojtarin të bashkohet nëse duhet detyrimisht të karantinohet të paktën pesë ditë. Mungesa e Rashicës në këto tre takimet pritet të ndihet shumë te Kosova siç ka ndodhur në sfidat e muajit tetor.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...