Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Merr fund ankthi për Obodo, ish futbollisti lirohet pas 4 orësh pengmarrjeje

Ish mesfushori i Perugias dhe Lecces në Serinë A italiane, Christian Obodo ka kaluar momente tmerri pasditen e sotme, pasi është rrëmbyer, grabitur dhe mbajtur peng përreth 4 orë në vendlindjen e tij, Nigeri.

Pasi u la i lirë, 36-vjeçari tregoi me detaje ngjarjen, sesi pasi e kishin grabitur, e kishin futur më pas për plot 4 orë në bagazhin e një makine dhe e kishin dërguar në një pyll, para se ta lironin.

“Ishte një situatë e pakëndshme, pasi qëndrova për 4 orë në bagazhin e një makine, edhe pse temperaturat ishin shumë të larta. Rrëmbyesit më treguan se si kishin humbur para në baste, në një ndeshje futbolli të Nigerisë. Nuk më dhunuan e nuk më kërcënuan, por nuk e kuptoj pse dikush dëshiron që unë të përjetoj situata të tilla”, u shpreh Obodo.

Kjo nuk është hera e parë që 36-vjeçari bie pre e rrëmbimeve të tilla, pasi një situatë të ngjashme përjetoi edhe në vitin 2012, ndaj deklaroi se tani po merr në konsideratë largimin në emigrim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...