Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Telashe për Barçën, Coutinho dëmtohet dhe rrezikon operacionin

Barcelona nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Eibarit në “Camp Nou” dhe mbeti 7 pikë larg kreut, që mbahet nga dy klubet e Madridit, Atletico e Real, megjithatë dëmtimi i Philippe Coutinhos ishte një tjetër ngjarje e keqe për katalanët mbrëmjen e djeshme.

Fantazisti brazilian pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot, për të parë shkallën e dëmtimit, por paraprakisht dyshohet për një tërheqje në meniskun e gjurit të majtë.

Nëse gjithçka do të konfirmohet, atëherë braziliano do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit në gju dhe sezoni për të mund të quhet i mbyllur para kohe, pasi në raste të tilla nevojiten 6-8 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Prishen kështu planet e merkatos për drejtuesit e Barçës, që synonin të sponsorizonin afrimet e reja me shitjen e Coutinhos, pasi ky i fundit kishte oferta të shumta nga klube angleze si Arsenal e Manchester United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...