Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Boban fiton gjyqin me Milanin, kuqezinjtë duhet të paguajnë 5.37 milionë euro

Zvonimir Boban mposht Milanin. Seksioni i punës në Gjykatën e Milanos, ka urdhëruar klubin kuqezi të dëmshpërblejë ish fantazistin kroat me një shifër prej 5.37 milionë eurosh, pasi e quajti të drejtë pretendimin e Boban për shkarkim të padrejtë.

Drejtuesit e Milanit pushuan nga punuan kroatin për shkak të një interviste të lëshuar për mediat, ku ai zbulonte se Gazidis ka vendosur për pasuesin e Piolit pa u konsultuar fare me të dhe të tjerë në klub.

Kjo sipas shoqërisë kuqezi, kishte dëmtuar reputacionin e klubit, që reagoi dhe e shkarkoi menjëherë kroatin për shkaqe të justifikuara, por Boban çoi çështjen në gjykatë dhe fitoi të drejtën e një dëmshpërblimi të majmë.

Në gjykatën e Milanos kanë dëshmuar për rastin konkret edhe dy drejtuesit aktualë të Milanit, Paolo Maldini dhe Federico Massara, ndërsa klubi kuqezi ka konfirmuar vullnetin për të apeluar vendimin e parë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...