Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Humbëm raste flagrante, nuk kam kritika për lojën e skuadrës

Liverpool e mbylli vitin 2020 me një barazim pa gola në transfertën e “St. Jacob’s park’ ndaj Newcastle, ndërsa trajneri Jurgen Klopp pranoi se të tijtë kishin shpërdoruar më shumë sesa duhet në këtë takim.

Tekniku gjerman deklaroi se sulmuesit e tij kishin pasur të paktën 4 mundësi të pastra shënimi, që nuk i konkretizuan dot, teksa solli në vëmendje faktin që në përballjet e tjera me “qymyrxhinjtë” kanë fituar me më pak shanse shënimi.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe për këtë nuk kam çfarë t’u them djemve. Natyrisht që ne mund të luajmë më mirë futboll, por këtë herë kishim të paktën 4 mundësi të flagrante shënimi, të cilat nuk i kthyem në gola. Herë të tjera kemi fituar ndaj Newcastle, ndonëse kemi pasur më pak raste shënimi”, deklaroi trajneri gjerman.

Pavarësisht barazimit pa gola, “The reds” e mbyllën vitin 2020 në krye të renditjes së kampionatit anglez me 33 pikë, 3 më tepër se Manchester United, që ka luajtur një ndeshje më pak dhe do ta rikuperojë pikërisht më një janar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...