Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Rubin Hebaj firmos me Shkëndijën, është goditja e parë e kuqezinjve

Rubin Hebaj është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili ishte pjesë e Teutës në Superiore, u është bashkuar kuqezinjtë duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Shkodrani ka nënshkruar me klubin tetovar kontratë me kohëzgjatje 2 vite e gjysmë, që do të thotë se do të jetë i lidhur me ngjyrat kuqezi deri në verë të vitit 2023.

I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë (2017) në Slloveni te NK Domzale.

Në sezonin 2018/2019 sllovenët e huazuan te Partizani i Tiranës ku me 4 gola ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e kampionit në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalim nga Domzale te Vorskla në Premier Ligën e Ukrainës. Në janar të vitit të kaluar Teuta e Durrësit e ktheu në Shqipëri, teksa me klubin durrsak fitoi Kupën dhe Superkupën. Shkodrani ka luajtur rregullisht me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë U-17, U-19 dhe U-21.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...