Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E bujshme, Italia pranë përjashtimit nga Olimpiada e Tokyos

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos. Ky është vendimi i CIO-s (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), që pritet të zyrtarizohet të mërkurën, në orën 17:30. Nëse nuk do të dekretohet ligji që zgjidh autonominë e CONI-t (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian), Italia do të bëjë një figurë vërtet të keqe.

Sportistë si Federica Pellegrini apo Gregoria Paltrinieiri, mjafton të përmenden dy, do të mund të garojnë në evntin më të madh sportiv të vitit si të pavarur, pra jo me siglën e një shteti (pa flamur dhe himn), sikurse i ndodhi Bjellorusisë së Llukashenkos apo Rusisë, që u përfshi në skandalin e dopingut.

Do të ishte një figurë qesharake e vendin përtej Adriatikut edhe në këndvështrimin e Lojërave Olimpike Dimërorë Milano-Cortina 2026, që do të thotë se do të ndërpriten edhe financimet e CIO-s në Itali.

Më një fjalë, situata është shumë delikate dhe vetëm qeveria italiane mund ta zhbllokojë “in extemis”, pasi Lozana e ka bërë të qartë: ka gati vendimin për përjashtimin e Italisë nga Olimpiada.

Është një rast politik i paprecedent, duke qenë se dekreti për dhënien e autonomisë CONI-t është gati, por që ka mbetur thjesht për t’u aprovuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...