Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Halili: Dede të thotë arsyen e largimit, kjo humbje na vështirëson objektivin madhor!

Në një intervistë ekzkluzive për emisionin Gol pas Goli në Supersport pas ndeshjes Tirana-Laçi, presidenti i bardhebluve Refik Halili foli për largimin e trajnerit Nevil Dede duke u shfaqur shumë i mërzitur në lidhje me ish-teknikun dhe duke ia kaluar topin Dedes për të dalë para mediave të flasë dhe të sqarojë gjithçka. Numri 1 i Tiranës nuk zbuloi nëse Dede dha dorëheqjen apo u shkarkua ndërsa shtoi se tashmë skuadra është shumë larg objektivit madhor. Në lidhje me trajnerin e ri të Tiranës, Refik Halili nuk dha shumë informacion.

Arsyet e largimit të Dedes nga Tirana – Atëherë, është humbje që na largon nga objektivat. Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Keni kolegun tuaj dhe gazetarët e tjerë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët e vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë.

Rikthim i Dedes – Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën

Pendesë për zgjedhjet – Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë gjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri. Për mua, po doni informacion më të plotë, bisedoni me të. Doja t’ju thoja mirupafshim. Kur situata nuk është mirë, dal dhe flas vetë. Kemi kohë që mendojmë si të eci klubi përpara. Ndoshta nuk ishte fati me Deden. Kjo situatë ka kaq kohë kështu. Ju në veçanti, mediat, ju respektoj. Jam në dispozicion të flasë ditë e natë. Të gjithë trajnerët, kur kam folur unë para, dilnin e thonin ndryshe gjërat më pas. Ia keni futur ndonjëherë kot sipas qejfit. Rezistencat e ngrohta e sjellin te futbollistët.

Bushi, trajner i Tiranës – Jeni shumë të avancuar. Nuk do të marrë trajner që ka punuar opinionist”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...