Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Boateng largohet nga Katari, Flick: Ndaj Tigres luajnë më të mirët

Bayerni i Mynihut do të ketë mundësi t’i shtojë një tjetër trofe palmaresit, pasi nesër do të luajë finalen e Botërorit për Klube ndaj meksikanëve të Tigres.

Ndeshja do të zhvillohet në Katar, vendin pritës të këtij kompeticioni dhe do të startojë në orën 19:00, ndërsa trajneri Hansi Flick doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Tekniku gjerman i bavarezëve deklaroi se skuadra meksikane është mjaft e organizuar dhe luan futboll të bukur, ndaj paralajmëroi se do të hedhë në fushë formacionin më të mirë në ndeshjen e nesërme.

“E pashë Tigres në gjysmëfinale dhe më bëri përshtypje mënyra sesi luajtën. Ata lajnë shumë intensivisht dhe kanë shumë cilësi në krahët e sulmit. Ne do japim gjithçka nga kapaciteti ynë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Do të vendosim më të mirët në fushë, pa prishur ekuilibrat. Do flasim me lojtaret dhe do te shohim”, tha Flick.

Ndërkohë mungesa e konfirmuar e bavarezëve për finalen e nesërme është ajo e mbrojtësit Jerome Boateng, i cili është kthyer menjëherë në Gjermani, pasi mësoi lajmin se ish e dashura u gjet e vdekur.

Vetë trajneri Flick pranoi se Boateng kërkoi leje për t’u kthyer dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit modeles 25-vjeçare Kasia Lenhardt, me të cilën ishte i lidhur deri në fillim të këtij muaji.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...