Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkurt/ PSG bindet të blejë Florenzin, Coman drejt largimit nga Bayern

Cavani gati të rinovojë me Man. United
Sulmuesi 34-vjeçar uruguaian Edinson Cavani duket i lumtur në Manchester dhe u ka bërë të ditur drejtuesve të “djajve të kuq” se është gati të rinovojë kontratën e tij, duke qenë se aktualja skadon në fund të këtij sezoni. Cavani iu bashkua “djajve të kuq” në tetor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron 24 ndeshje të luajtura e 7 gola të shënuar, ndonëse në shumicën e rasteve ka ardhur nga pankina. Nga ana tjetër edhe Solskjaer është mjaft i kënaqur me performancën e uruguaianit dhe e sheh si lojtarin e duhur për t’i shtuar eksperiencën ekipit.

PSG e kënaqur me Florenzin, gati të blejë kartonin nga Roma
Paraqitjet e Alessandro Florenzi duket se kanë bindur drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, i cili aktualisht është i huazuar nga klubi i Romës. 29-vjeçari, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për mbrojtjen e parizienëve duke e ndihmuar skuadrën edhe në sulm, pasi në 16 aktivizime ka realizuar edhe dy gola, duket se do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1. Klubi i presidentit Al-Khelaifi do t’i paguajë Romës shumën e 8 milionë Eurove për ta blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

E ardhmja e Coman larg Bayern, kërkohet nga Man. United
Pas David Alaba, i cili zyrtarizoi largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, klubi bavarez rrezikon të humbasë një tjetër yll. Kingsley Coman, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit të vitit 2023 ka përfunduar në radarët e Manchester United. Sipas mediave gjermane, “djajtë e kuq” për të joshur sulmuesin francez të transferohet në “Old Trafford” i kanë ofruar një page që kap shifrën e 15 milionë Eurove në sezon. 24-vjeçari, i cili është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2017 kohë kur u transferua nga Juventusi, aktualisht paguhet 10 milionë euro nga klubi gjerman.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...