Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shënon Suarez, pret Oblak, Atletico fitore të vuajtur ndaj Alavesit

Atletico e Madridit vuan shumë, por në fund ia del të sigurojë tri pikë përballë Alavesit në “Wanda Metropolitano”, ku miqtë humbën një 11-metërsh 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Nëse Luiz Suarez ka meritë të padiskutueshme në këtë sukses si autori i golit të vetëm të sfidës, i shënuar në minutën e 54-t, ai që meriton më shumë komplimenta është portieri Oblak, i cili i mohoi golin sulmuesit të Alavesit, Joselu, nga pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore mes drithërimash për “Los Colchoneros”, që në këtë pjesë të fundit të sezonit do t’i përqendrojnë të gjitha forcat në La Liga, pasi janë eliminuar herët në Kupën e Mbretit dhe së fundmi edhe në Champions League.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...