Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Disiplina paralajmëron Kastriotin, dënime te inferiorët!

Në vendimet e komisionit të Disiplinës për ngjarjet e javës së fundit në futbollin shqiptar, bie në sy më tepër paralajmërimi që ka marrë klubi i Kastriotit për atë çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ndërkohë që për Superioren ka qenë një javë e qetë, dëmtimet më të shumta kanë ardhur në Kategorinë e Parë dhe tek moshat.

  1. KS Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Burreli, Fabio Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i FC Besa, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF Mirdita, Ervis Shalsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Iliria, Klejdi Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i SHS Përmeti, Maringlen Menaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Labëria Fc, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Tirana B U-19, Semuel Xhika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Eni Xhako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-21, Ergi Brahja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  12. Rrëzimin e kërkesës së Vora, në lidhje me zyrtarin e Vora U-17, Skerdi Musteqja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  13. Rrëzimin e kërkesës së F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Dinamo U-21, Niven Feci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...